Ul avionin në rrugicë, shpëton për mrekulli

Aug 30, 2011 | 11:35

Një pilot dhe gruaja e tij kanë ulur mini-avionin e tyre në një rrugë periferike në Gjermani, e cila ishte më e ngushtë se krahët e avionit. Megjithatë, ata kanë shpëtuar për mrekulli, me disa gërvishtje të lehta. Çifti i avionit ka dëmtuar një shtëpi dhe një shtyllë dritash rrugore, bashkë me asfaltin e rrugës, kur ata zbritën në rrugicën e ngushtë. Piloti “për hobi” ka arritur të dërgojë një mesazh ‘Mayday’ (ndihme) për kontrolluesit në tokë pranë Frankfurtit, Gjermani, duke u thënë atyre: “Ne po ulemi, nuk kemi asnjë mundësi tjetër”. Motori i avionit ishte prishur në qiellin e qytetit Stokstadt në Bavari, kur 47-vjeçari po fluturonte nga Reishelsheimi pranë Frankfurtit për në Ashafenburg. Dëmtimi i rrugës është vlerësuar në rreth 50.000 euro.

© Panorama.al

Te lidhura