Kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi i është bërë atentat me armë zjarri.
Autorët kanë qëlluar ndaj makinës së kryetarit, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i tij, i cili po dërgohet në spital dhe një nëpunës i Komunës.
Lajmin e ka konfirmuar për Kurir, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Paç Toshkovski.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al