Pasi bastet e paligjshme janë përsëritur shpesh në Itali, këtë herë, ky skandal i cili ka përfshirë emra të mëdhenj dhe të rëndësishëm të futbollit, nuk do të kalojë lehtë. Ndër më të rrezikuarat është skuadra e Atalantës, e cila rrezikon një penalizim të rëndë, nëse vërtetohet se kapiteni i saj, Kristiano Doni, ka qenë i përfshirë në fiksimin e rezultateve të berga-maskëve. Nëse në vitet e kaluara skuadra të Serisë B, si Ravena apo edhe Arexo e Modena, u penalizuan vetëm me pikë, këtë herë, pritet një dënim më i ashpër. Atalantës, përveçse nuk do t’i njihej rikthimi në Serinë A, ajo rrezikon të penalizohet me rënien në Serinë C dhe me ndonjë pikë penalizim.











