At Nikollë Marku: Mbështes Spahiun për bashkimin kombëtar

Jun 15, 2011 | 9:57

ELBASAN – At Nikollë Marku, famulltari i Kishës Ortodokse Autoqefale “Shën Mëria” në Elbasan ka dalë të martën në një konferencë për shtyp ku edhe ka folur për çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar. “Vlerësojmë ndihmën e SHBA si të çmuar dhe shumë jetike për fatet e kombit shqiptar në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë kontributin e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, gjatë këtij procesi zgjedhor tepër delikat”, u shpreh ai. Nisur nga kjo mbështetje si dhe nga diaspora shqiptare e Amerikës, At Nikoll Marku thekson se “do të ishte një ndihmë e madhe për kombin shqiptar heqja e vizave për shqiptarët në dy shtetet, Shqipëri e Kosovë, që të lëvizin të lirë drejt Amerikës. Ne besojmë dhe lutemi që heqja e vizave nga SHBA për kombin shqiptar në Ballkan do të ndodhë një ditë, sepse ekzistenca dhe shtetformimi ynë lidhen ngushtë me mbështetjen e Amerikës”. Në këtë deklaratë famulltari një vlerësim të veçantë ka dhënë për shoqatat Aleanca Kuq e Zi dhe Klubin e Patriotëve të Rinj, që sipas tij “me punën e tyre po i gjenden atdheut në mbrojtje të historisë dhe ardhmërisë së tij”. Ai ka përgëzuar punën e nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu në rrafshin mbarëkombëtar , i motivuar ky vlerësim me “sulmet shoviniste greko-serbe dhe deklaratat antishqiptare të presidentit serb, Tadiç dhe Janullatosit.          m.s

© Panorama.al

Te lidhura