Hapësirë, zbulohet planeti i përbërë nga diamantët

Aug 26, 2011 | 17:48

Astronomët besojnë se kanë zbuluar një planet të përbërë tërësisht nga diamantet. Lajmi është publikuar nga revista Science. Ylli mendohet të jetë thelbi i tkurrur i një ylli dikur të madh.

Shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit mendojnë se kanë zbuluar një yll në Rrugën e Qumështit që është shndërruar në një planet të vogël i përbërë prej gurëve të çmuar.

Planeti është sa pesë herë diametri i Tokës, dhe ka masë pak më të madhe se Jupiteri..

© Panorama.al

Te lidhura