Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Në 24 orët e fundit u shënuan vetëm 6 raste të reja nga 381 testime të kryera në total.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në të gjithë vendin aktualisht janë 167 qytetarë aktivë me Covid19.
Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Fatmirësisht edhe këtë të shtunë nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.
APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 381 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë.
Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 26 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 381
Testime totale 2,008,302
Raste pozitive 332,208
Raste të shëruara 328,447
Raste Aktive 167
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Gjirokastër 9
Fier 6
Berat 4
Vlorë 3
Shkodër 1
Durrës 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1