Fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Stresi, ka shprehur mbështetjen e tij për Shqipen, banoren e edicionit të dytë të këtij realityshow.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka shpërndarë një video të Shqipe Hysenajt, e cila shfaqet duke qarë për shkak të mungesës së prindërve.
“Shqipe bëhu e fortë, kështu e ka Big Brother askush nuk të kupton pa e provuar. E ke mbështetjen tonë”, shkruan Stresi.
Kujtojmë se vitin e kaluar Stresi arriti të fitonte çmimin e madh prej 160 mijë eurosh ndërsa përballë tij kishte një konkurrente të fortë si Juliana Nura.
Nga ana tjetër, këtë edicion, ndonëse ka kaluar vetëm një muaj, banorët më të fortë janë spikatur dhe Shqipja që mbështet Stresi, është një prej tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al