Ashton: Situata, shqetësuese.Thirrje për dialog

Jun 20, 2011 | 17:11

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton në një konferencë për shtyp pas takimit të  ministrave të Jashtëm të BE-së duke u ndalur në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, tha se situata është veçanërisht shqetësuese në Shqipëri, dhe se presim një mbyllje sa më të shpejtë dhe të qetë të procesit zgjedhor.

“Në Shqipëri situata është veçanërisht shqetësuese, duam të shikojmë nisjen e dialogut të menjëhershëm dhe nisjen e reformave.”- tha ajo.

Pasi të përfundojë procesi, tha Ashton, ne do të flasim me opozitën dhe qeverinë, por fillimisht, shtoi ajo, do doja të shikoja që procesi të ecte dhe të përfundonte në mënyrë transparente.

Ajo tha se në Ballkanin Perëndimor ka patur zhvillime të rëndësishme, duke e vënë theksin tek arrestimi i të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Lidhur me dialogun teknik me Serbise dhe Kosovës, Ashton tha se duam të shohim sa më shpejt rezultate konkrete.

© Panorama.al

Te lidhura