Deklaratë e përbashkët nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-se, Catherine Ashton dhe Komisioneri , Stefan Fule për situaten ne Shqipëri.
Deklarata e plotë
Ne konstatojmë me shqetësim se ka patur polemika dhe polarizim mbi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor. Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira pasi ata treguan, jashtë çdo dyshimi se kuadri ligjor zgjedhor duhet reformuar. Ne kujtojmë se Këshilli i BE-së më 20 qershor theksoi se mangësitë në kornizën ligjore dhe procesin zgjedhor do të duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, efikase dhe konsensuale nëpërmjet një reforme të plotë zgjedhore, në përputhje me të gjitha rekomandimet e OSBE / ODIHR . Për këtë qëllim, ne presim vlerësimin përfundimtar të OSBE / ODIHR-it. Në këtë kontekst, ne mirëpresim nismën nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland, i cili i ka kërkuar Komisionit të Venecias mendim se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme. Ne presim që kjo të mbështetet nga të gjitha palët në Shqipëri si pjesë e një përpjekje serioze për të tejkaluar vështirësitë e vërejtura gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Tani që Kolegji Zgjedhor ka përfunduar detyrën e tij, është koha që forcat politike në Shqipëri të kapërcejnë bllokimin politik dhe ti kthehen dialogut, i cili do të lejonte funksionimin e duhur të institucioneve kryesore demokratike, sidomos parlamenti. Puna në drejtimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, në veçanti 12 prioritetet kyçe, dhe sfida të tjera kryesore duhet të ndiqen në mënyrë efektive dhe gjithëpërfshirëse. Në mënyrë që të arrihet përparim në rrugën e integrimit në BE, reformat elektorale dhe kushtetuese, reforma e rregullave parlamentare dhe e procedurave, si dhe reformat e tjera të rëndësishme janë të domosdoshme dhe urgjente. Bashkimi Evropian është i përgatitur të lehtësojë këto detyra përmes procesit të seminareve të filluar ne fillim të këtij viti.











