TIRANE- Asambleja Kombetare e Partise Socialiste ka nisur punimet paraditen e sotme me prezantimin e fakteve per manipulimin e procesit zgjehdore ne Tirane.
Te dhenat jane te mbledhura nga CD e grupeve te numerimit te dokumentuara nga ana e eksperteve ligjore te PS-se, te cilat jane te perfshira edhe ne padine e dorezuar ne Kolegjin Zgjedhor per pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane.
Sipas deputetit te PS-se, Damian Gjiknuri gjithe te dhenat ne qendrat per te cilat PS kerkon pavlefshmeri te zgjedhjeve ka nje mosrakordim total te fleteve te votimit te gjenduar ne kuti dhe te numrit te votuesve te llogaritur.
“Komisioni i Venecias e percakton qarte; per nje proces te ndershem duhet te kihen parasysh dy elemente, sa kanë marrë pjesë në votim dhe sa fletë jane gjetur në kuti. Verifikimi të con nëse procesi është i drejtë apo i padrejtë”- tha Gjiknuri.
Sipas tij, ligji ka dhënë një zgjidhje dhe kjo konsiderohet shkelje e ligjit parandaj PS ka kërkuar pavlefshmëri. “Neni 160 i KOdit Zgjedhor thotë që kur morakordime te tilla ndikojnë në ndarjen e mandateve, pra në rezultat, atehere ato të cojnë në pavlefshmërinë e qendrës së votimit”- tha ai.
Gjiknuri sqaroi se edhe dje me përfaqësuesit e trupit diplomatik u be prezent dhe një studim të Komisionit të Venecias, në rastet kur ka mospërputhje, mosrakordim të shifrave, behet rinumërimi total që të gjendet gabimi njerëzor dhe kur këto nuk gjendet dhe devijimi cenon rezultatin këto cojnë në përsëritje zgjedhjesh.
Nje dite me pare, te njejtat prova mesohet se i jane bere me dije edhe trupit diplomatik, gjate takimit qe trojka e ambasadoreve zhvilloi me kreun socialist Edi Rama.
Me pas Asambleja vazhdon me rendin e dites, qe perfshin hapjen e fushates zgjedhore ne PS.
Pritet qe letra e hapur e Erjon Braces dhe platforma e Arben Malajt, me te cilat Asambleja u njoh para dy javesh, te perbejne pika debati te forta ne mbledhjen e sotme.
Asambleja do te vendose thirrjen ne tetor te kongresit zgjedhor te PS-se dhe ngritjen e grupevevte punes per ndryshimet statutore dhe strukturore te PS-se.
© Panorama.al











