Asad:Luftohet kundër regjimit,Iranit,Hezbollahut

Sep 19, 2012 | 20:00

Mediat e kontrolluara nga shteti në Siri raportojnë se presidenti Bashar al-Asad, i ka thënë ministrit të jashtëm të Iranit, Ali Akbar Salehi, se lufta që ka përfshirë Sirinë është kërcënim jo vetëm për këtë vend, por edhe për Iranin dhe lëvizjen shiite në Liban Hezbollah.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA raportoi se Asadi i tha Salehit, i cili gjendet për vizitë në Siri, se në shënjestër të luftës janë “akset e rezistencës”, term ky që nga regjimi i Asadit, Irani dhe Hezbollahu, përdoret si referencë për kundërshtimin e përbashkët ndaj Izraelit.

Para takimeve në Damask, ministri iranian Salehi ka theksuar se konflikti 19 mujor në Siri mund të zgjidhet vetëm nga ana e sirianëve.

Salehi është takuar edhe me ministrin e jashtëm sirian, Valid al-Moallem. Irani dhe lëvizja shiite Hezbollah në Liban janë aleatët kryesorë të regjimit të Bashar al-Asadit.

© Panorama.al

Te lidhura