Asad: Jemi në luftë globale, na duhet kohë për fitoren

Aug 30, 2012 | 12:50

Presidenti sirian, Bashar al Asad, tha dje se qeveria e tij po përballet me një betejë “rajonale dhe globale” dhe se i duhej edhe pak kohë për të fituar betejën kundër rebelëve që po përpiqen ta rrëzojnë atë nga pushteti. Komentet e tij u bënë në kohën e përforcimit të luftës së ushtrisë së tij kundër rebelëve, të cilat po raportojnë çdo ditë dhjetëra viktima nëpër qytetet ku po luftohet, shumë nga të cilët janë civilë, përfshirë edhe fëmijë. Luftimet dje u shtrinë afër aeroportit ushtarak “Taftanaz”, i vendosur ndërmjet qyteteve veriore, Alepo dhe Idlib.

© Panorama.al

Te lidhura