Asad i përgjigjet OKB-së për dhunën: Luftë kriminelëve

Aug 8, 2011 | 10:13

Rreth 60 persona janë vrarë nga ushtria e Bashar al Asad në qytetin Dayr az Zor, Siri. Sulmi kundër protestuesve nisi gjatë mëngjesit të së dielës, sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut. Edhe në Hama është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i bëri thirrje Al Asadit që të ndalë dhunën kundër protestuesve, ai u përgjigj se është e drejta e një vendi që të luftojë kundër kriminelëve. “Është detyra jonë të veprojmë kundër atyre që bllokojnë rrugët, izolojnë qytetet dhe terrorizojnë banorët. Shteti është ai që duhet të mbrojë qytetarët e tij”, deklaroi Bashar al Asad.

© Panorama.al

Te lidhura