TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është ndjekur sot nga mediat ndërsa pinte nja kafe me deputetin socialist, Ben Blushi në zonën e ish- Bllokut.
Takimi mes tyre ka zgjatur për disa minuta, ndërsa në dalje pavarësisht pranisë së gazetarëve asnjëri nuk ka preferuar të flasë lidhur me temat që kanë diskutuar.
Arvizu, vetëm pak ditë më parë u takua po në një lokal me kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe me pas me kryetarin e PS-së, Edi Rama.











