TIRANE- Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka bere apel per media te lire, si garantuese e nje demokracie te qendrueshme. Apeli eshte bere ne Ditën Ndërkombëtare të Shtypit.
“Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Ambasada e SHBA, shpresoj që të gjithë aktorët: parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura”- ka thene ai.
Sipas ambasadorit, e ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur.











