Arvizu: Lika të punojë si Bahri Shaqiri

Aug 18, 2012 | 15:04

“Nuk më interesojnë marrëdhëniet e qeverisë me kreun e SHISH-it, për SHBA-të ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryejë detyrimet e tij në përputhje me NATO-n”.

Kjo ishte deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, në përfundim të tri takimeve të rëndësishme që zhvilloi dje me krerët e politikës shqiptare. Vetëm një javë pas emërimit të drejtorit të ri të SHISH, diplomati amerikan në Tiranë zhvilloi takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama. Pas takimeve me Presidentin dhe Kryeministrin, zyrat respektive të shtypit njoftuan se me ambasadorin është biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe reformën në Drejtësi. Pas takimit me Ramën, selia rozë nuk bëri asnjë njoftim, por ishte vetë ambasadori Arvizu, i cili para mediave zbardhi atë çfarë kishte biseduar me krerët e politikës shqiptare. Fillimisht, kryediplomati amerikan dha vlerësime maksimale për punën e kreut të shkarkuar të SHISH-it, Bahri Shaqiri. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i detyrohen sinqerisht zotit Shaqiri për marrëdhëniet e karakterizuara. Gjithashtu, sipas perspektivës së Shteteve të Bashkuara, ai ishte një partner i vendosur duke ndihmuar në ndërtimin e një bashkëpunimi të fortë mes shërbimit që ai drejtonte dhe tonit. Për këtë ne i jemi shumë mirënjohës. Për sa i përket zëvendësimit, ndryshimet janë të mira, pasi një zyrtar i shtetit nuk duhet të qëndrojë në detyrë për një kohë të gjatë”, ka thënë Arvizu. Sipas tij, shërbimi inteligjent shqiptar nuk i përket epokës së SHIK-ut të viteve ’90. “Ajo çka është me rëndësi lidhet me të ecurit përpara….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ARISTIR LUMEZI

© Panorama.al

Te lidhura