Ambasadori i SHBA, Arvizu dhe Ina Rama, kafe në Bllok

Jul 29, 2012 | 12:31

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Aleksandër Arvizu dhe kryeprokurorja e Shqipërisë, Ina Rama, janë kapur nga paparaci ynë disa ditë më parë, teksa janë takuar paradite në një nga baret e zonës së ish-Bllokut. Ata kanë pirë kafe së bashku larg syve kureshtarë dhe më pas janë ndarë me njëri-tjetrin. Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Arvizu takon personalitete të jetës politike në vend dhe jo vetëm, dhe për këtë nuk zgjedh zyrat e tyre, por vendet publike. (PANORAMA PLUS)

© Panorama.al

Te lidhura