Arvizu, asnjë koment për Wikileaks: Unitet për BE

Aug 29, 2011 | 11:41

TIRANE- Unitet mes faktoreve politike per plotesimin e rekomandimeve te KE-se per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian dhe bashkepunim per kryerjen e reformave. Kete mesazh ka dhene sot ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu, gjate nje konference te perbashket per shtyp me ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, fill pas takimit me te.

Arvizu nuk ka pranuar te beje asnje koment mbi publikimet e fundit te Wikileaks per Shqiperine. I pyetur nga mediat, Arvizu ka deklaruar se i tille eshte edhe qendrimi i SHBA. ” “Nuk komentojmë asgjë që përfshin Wikileaks. Është dëmtuese dhe ne nuk e komentojmë”—tha ai.

Nderkohe duke u ndalur tek integrimi, ministri Haxhinasto ka vleresuar mbeshtetjen e SHBA ne rrugen integruese te vendit tone. Ai theksoi se  klasa politike duhet të angazhohet për një pakt kombëtar për integrimin. Duke  e cilësuar integrimin e vendit si një prioritet kombëtar, Haxhinasto theksoi se zbatimi i rekomandimeve të Bashkimit Europian duhet të jetë prioritet i politikës shqiptare.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura