Arrestohet Tarzani

Feb 29, 2012 | 12:16

Aktori që ka interpretuar Tarzanin, djalin e rritur në xhungël, u arrestua pasi mbante në shtëpi dy tigra dhe një panterë të zezë, të cilësuar të rrezikshëm për publikun. Steve Sipek u arrestua pasi leja e tij për të mbajtur kafshë të egra të rrezikshme u anulua nga zyrtarët e “Florida wildlife”. Në këtë shtet nuk është më e ligjshme mbajtja e kafshëve të egra si kafshë shtëpiake, nëse janë blerë pas vitit 2009 (një praktikë e lejuar në disa shtete në SHBA). Gjatë një interviste, aktori i lindur në Kroaci ka deklaruar se ai flinte në një shtrat me tigrat. “Kur është ftohtë, ata të ngrohin shumë kur të shtrihen ngjitur”, ka thënë ai.

© Panorama.al

Te lidhura