Arrestohet në Portin e Durrësit 59-vjeçari italian i dënuar për drogë, pritet ekstradimi drejt Spanjës (EMRI)

Apr 19, 2024 | 10:27
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike”.

436352783_760301036252954_6792295328291721983_n

Nga dënimi, Roberto Bascos, i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”.

Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.

Më datë 26.02.2019, në aeroportin e Madridit, n¬ë valixhet e shtetasit Roberto Basco, janë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura