Arrestohet ish-kryeministri De Vilëpë

Sep 12, 2012 | 12:37

Ish-kryeministri francez, Dominik de Vilëpë, u arrestua dje nga policia franceze në lidhje me një skandal korrupsioni. 58-vjeçari është i përfshirë në një hetim mashtrimi që ka në qendër hotelin prestigjioz, “Relais & Chateaux” (R&C). Regis Bulot, ish-drejtues i lartë i R&C, ka kaluar shtatë muaj në burg ndërsa pret gjykimin për vjedhjen e 1,6 milionë eurove të përfituara nga fryrja e faturave. Transkriptet e telefonatave nga viti 2001 tregojnë se De Vilëpë u përpoq të frenonte procedurat e menaxhimit të ri të R&C kundër mikut të tij. Një pjesë e parave të përfituara nga mashtrimi mund të jenë përdorur për të financuar karrierën politike të de Vilëpë.

© Panorama.al

Te lidhura