Arrestohet ish-futbollisti i Arsenalit, akuzohet se tentoi të trafikonte mbi 600 mijë dollarë drogë në Aeroportin Stansted

Sep 19, 2024 | 13:28
SHPËRNDAJE

Një futbollist profesionist u arrestua në Skoci me dyshimin se kishte organizuar të importonte kanabis me vlerë 600,000 paund, nga Tajlanda përmes aeroportit Stansted.

skynews-stansted-airport-cannabis_6689977

Jay Emmanuel-Thomas, 33 vjeç, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) në Gourock, Inverclyde, të mërkurën në mëngjes në një operacion të mbështetur nga Policia e Skocisë.

emanuel

Emmanuel-Thomas aktualisht luan për Greenock Morton në kampionatin skocez.

I lindur në Londër, ai e filloi karrierën e tij në Arsenal dhe vazhdoi të luajë për klube të ndryshme, duke përfshirë Ipsëich Toën, Bristol City, QPR, Livingston dhe Aberdeen.

Pas arrestimit të tij, Emmanuel-Thomas u transferua në Carlisle për t’u marrë në pyetje.

Ai do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës Carlisle sot, i akuzuar për importimin e drogave të klasit B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura