Arrestohet Altin Kore, i shumëkërkuar në SHBA

Jun 27, 2011 | 17:36

RINAS- Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane është arrestuar në Rinas.

Sipas të dhënave të para, policia ka prangosur, 32- vjeçarin, Altin Kore i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane për trafik droge.

Mësohet se Kore vinte nga Turqia, ndërsa nuk ka mundur t’i shpëtonte verifikimit të sitemit TIMS.

Nga kontrollet e ushtruar ai rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Nga të dhënat e autoriteteve amerikane, Kore doli i implikuar gjatë hetimeve të një grupi meksikan të drogës. Gati 2 vite më parë ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti, dhe u konsiderua si i arratisur, pasi policia amerikane nuk mundi ta arrestonte gjatë një aksioni ku u ndaluan disa shtetas meksikanë të përfshirë në trafik droge.

 

© Panorama.al

Te lidhura