Bashkimi Evropian ka bërë të ditur sot se po vazhdon të ndjekë nga afër arrestimet nga operacioni “Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
“Jemi njohur se hetimet për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovcit më 12 prill kane sjellë deri tek arrestime në kuadër të një operacioni policor të realizuar më 1 maj. Vazhdojmë të ndjekim nga afër aktivitetet”, thuhet në një komunikatë të Delegacionit të BE-së në Shkup.
Zyra e BE-së më tej thekson se institucionet shtetërore kanë punën e tyre për të kryer aktivitetet e duhura, pa dallim nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave apo kryerësve.
“Mbetet që në qetësi të presim organet gjyqësore të sjellin vendim të drejtë në një afatin e caktuar kohor”, thuhet në komunikatën e Delegacionit të BE-së në Shkup. (INA)
© Panorama.al











