Arrestimet në Preshevë, Berisha: I dënoni me votë

May 5, 2012 | 16:00

TIRANE- Qeveria shqiptare u ka bere thirrje shqiptarëve në të tri komunat e lugines se Presheves të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.

Reagimi ka ardhur sot permes nje deklarate per shtyp, ne te cilin qeveria Shqiptare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike.

“Qeveria mbështet plotësisht deklaratën e këshillave komunale të tre komunave të Luginës së Preshevës për këto akte të shëmtuara të autoriteteve të Beogradit që, me dhunë dhe terror, duan të pengojnë shqiptarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”- theksohet ne deklarate. Nje dite me pare per arrestimit reagoi ashper edhe Ministria jone e Jashtme.

© Panorama.al

Te lidhura