Arratiset i dënuari për përdhunimin e të miturave

Aug 23, 2012 | 13:57
I arratisuri nga burgu, Astrit Dervishi

Arratiset pas daljes me leje nga burgu një 24-vjeçar i dënuar për përdhunimin e një vajze 10-vjeçare. I dënuari është arratisur pasditen e djeshme, pasi ka thyer lejen 4-ditore që kishte marrë nga burgu ku vuante dënimin në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Policia, e cila tha se i dënuari është rishpallur në kërkim. Ai akuzohet se ka dhunuar duke çjerrë me thonj në fytyrë policin e Burgjeve, që e priste për ta transportuar në vendin e vuajtjes së dënimit. I dënuari është izoluar për 30 minuta brenda banesës së të motrës, më pas është larguar drejt pyjeve, pasi ka dalë nga shtëpia prej derës së pasme. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:00, në fshatin Shalqizë pranë Qafë-Krrabës, në kufi mes fshatrave të Elbasanit dhe Tiranës. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 24-vjeçarin nga fshati Priskë e Madhe, i cili ishte arrestuar më 30 gusht të vitit të kaluar nga Policia e kryeqytetit, pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Krim që sipas Policisë nuk e kryente për herë të parë, pasi edhe në vitin 2007 ishte arrestuar madje edhe dënuar me 4 vjet burg, për abuzim seksual me 2 vajza 9-vjeçare në Priskë të Tiranës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura