‘Armiqësia’ mes Efit dhe Kiara Titos, përfshin edhe Mikela Pupën! Si dy shoqet u futën në sherr për shkak të moderatores! Prapaskenat e përplasjes mes tyre

Sep 30, 2024 | 16:46
SHPËRNDAJE

Miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës, thuhet se ka marrë fund.  Vajzat nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe gjithashtu kanë fshirë çdo foto bashkë dhe nuk janë parë prej kohesh në praninë e njëra-tjetrës.

efi dhedhes mikela pupa

Mirëpo deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e prishjes së kësaj miqësie nga vetë ato.

Aludohet se “molla e sherrit” në këtë mes mund të ketë qenë moderatorja Kiara Tito, detaje në Story-t e këtyre protagonisteve ngrejnë të tilla dyshime.

Së fundmi, Mikela ka postuar një foto duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.

Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë:

Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaq një ‘sticker’ me gishtin e mesit.

Gjithashtu hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë bashkë ka qenë në festën ‘gender reval’ që Pupa kishte përgatitur për beben e saj.

Pak ditë para kësaj 2 ish-banoret e BBV, Kiara dhe Mikela kanë pasur një takim së bashku të cilin e kanë ndarë dhe me fansat. Vetë Mikela ndau një foto në Instagam ku u shfaq duke puthur Kiarën në faqe dhe shkruante: “Kë takova unë sot?”

Efi dhe Kiara u bën shoqe në “Big Brother”, por e mbyllën këtë kapitull më të distancuara se kurrë. Debatet e përsëritura mes tyre, na lanë të gjithë të kuptojmë se mes tyre nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia që kishin.

Pas dalje nga BBV, Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale “WhatsApp”. Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.

efi kiara1

efi kiara
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura