Armëpushimi në Gaza, presidenti Biden: Marrëveshja do të sjellë fundin e përhershëm të luftës

Jan 15, 2025 | 20:24
SHPËRNDAJE

Pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, Joe Biden, doli në një konferencë për shtyp.

biden

Presidenti amerikan, i cili do të largohet nga detyra të hënën, tha se marrëveshja është e strukturuar në tre faza dhe pengjet amerikane do të lirohen nga Hamasi në fazën e parë.

Biden thotë se faza e dytë do të shohë një “fund të përhershëm të luftës”, por shtoi se ka ende një numër detajesh që duhen negociuar.

Ai gjithashtu tha se nëse faza e dytë e negociatave zgjat më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të mbetet në fuqi.

“Ne jemi zotuar të sigurohemi që negociatat do të vazhdojnë për aq kohë sa të duhet,” tha Biden.

Deri në fund të fazës së dytë, ai thotë se të gjitha forcat e mbetura izraelite do të tërhiqen nga Gaza dhe armëpushimi i përkohshëm do të bëhet i përhershëm.

Në fazën e tretë, Biden thotë se çdo trup i pengjeve që janë vrarë do t’u kthehen familjeve të tyre dhe do të fillojë një “plan i madh rindërtimi për Gazën“.

Ai u tha gazetarëve se kjo është “një nga negociatat më të vështira” që ka përjetuar ndonjëherë, por se ka arritur deri në këtë pikë për shkak të presionit “Izraeli ushtroi mbi Hamasin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura