
Dëshmia në Polici pas arrestimit: Armën e gjeta me gjyshen në një tunel të braktisur në pyll.
E akuzuara do t’u shpjegojë hetuesve tunelin ku gjeti kallashin.
Nazime Visha, 18-vjeçarja e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, do të rikthehet në Krrabë nën shoqërimin e policisë dhe hetuesve për të sqaruar vendin ku e ka gjetur armën kallashnikov që përdori më 13 gusht. Burime nga grupi i hetimit të ngjarjes kanë thënë se gjatë fazës së mbledhjes së provave dhe sqarimit të rrethanave të ngjarjes, mbi bazën e urdhrit të prokurorit, Nazime Visha do të shoqërohet në zonën e Krrabës, për të shpjeguar në detaje vendin ku e ka gjetur armën kallashnikov. Të gjitha shpjegimet e Nazime Vishës, sipas hetuesve, është planifikuar të filmohen dhe të mbahen shënim me detaje për t’u pasqyruar në dosjen penale të hapur ndaj 18-vjeçares së akuzuar deri tani për veprën penale të “vrasjes me dashje”.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











