Arjoni i “BB2” në shoqërinë e velinës bionde të “Fiksit”

Jun 11, 2011 | 12:51

Arjon Muça, djali simpatik nga Vlora që mori pjesë në “Big Brother 2”, vijon të jetë interesant për aparatin e paparacit tonë, sidomos kur ai është në shoqërinë e ndonjë femre të bukur.
Një javë më parë, ai ishte në sfilatën e “Geraldina Sposa”, ku vajza të njohura të modës dhe televizionit sfiluan me veshje nusesh. Arjoni si spektator ishte në shoqërinë e velinës bionde të emisionit “Fiks Fare”. Nuk dihet nëse ndjekja e këtij eventi mode është bërë thjesht sepse ata janë të apasionuar mbas kësaj fushe apo vajza që tani shoqërohet me Arjonin po ëndërron ta veshë vetë fustanin e bardhë të nusërisë.

© Panorama.al

Te lidhura