Edhe pse në pozicionin e opinionistit në “Big Brother”, Arjan Konomi gjithnjë ka bërë vlerësimet e tij pozitive dhe negative për banorët dhe këto të fundit kanë qenë shpesh të forta, duke mos e vrarë shumë mendjen për të qenë disi i moderuar në komente. Por për vajzën nga Babani, Gentën, dukej se Konomi kishte një dobësi dhe kjo për faktin se ai çuditej se si një vajzë nga një fshat i vogël ka një kurajë kaq të madhe, por dhe inteligjencë gjithashtu. Ai është shprehur se Genta nuk ka pse të ketë zili vajzat tiranase të Bllokut, pasi ajo ka treguar se është shumë më e zgjuar dhe mendjehapur se ato. Tani që loja mbaroi, Arjani ka mundësi t’i njohë më mirë edhe nga afër dhe në fundjavën e kaluar që ai ka qenë në Vlorë, është parë në shoqërinë e disave prej tyre. Sidomos me Gentën ka ndenjur më shumë dhe është fotografuar gjithashtu.











