Bukuroshja shqiptare Arita Fejzullahi, është kandidate për “Miss Norvegjia 2011 dhe, gjatë një interviste për një gazetë norvegjeze, ka thënë se ajo nuk ka pasur përvojë të mirë gjatë kohës kur kishte qenë pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria 2008. “Para tri vitesh kam marrë pjesë në “Miss Shqipëria 2008, aty fitova çmimin “Miss Kinema” që do të thotë fytyra më fotozhenike. Koha gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël është kapitull më vete. Ne duhej të mbylleshim në dhomën e hotelit në mbrëmje dhe dera nuk na hapej deri në ora 7 të mëngjesit. Shkuarja deri në tualet ishte nën vëzhgimin e rojeve. Arsyeja ishte frika nga mafia shqiptare. Kjo ka të bëjë me atë se vajzat në Shqipëri zhdukeshin në atë kohë”, është shprehur Arita për gazetën norvegjeze F-b.no. Është shumë interesante se Arita ka dhënë shumë intervista në mediat shqiptare dhe askund nuk e ka përmendur këtë problem. Ndërsa në mediat shqiptare ajo thotë se ka qenë “Miss Skandinavia” dhe flet për sukseset në Norvegji. Në intervistën për gazetën norvegjeze ajo nuk i përmend këto suksese. Si suksesin më të madh përmend pjesëmarrjen pikërisht në “Miss Shqiperia ’08” para tri viteve dhe kjo jep përshtypje se gjërat mund të mos jenë ashtu si thotë vetë bukuroshja. Nëse arrin t’ia dalë, Arita fiton kurorën e më të bukurës në Norvegji, atëherë këtë vit atë mund ta shohim edhe në “Miss Bota,” duke përfaqësuar shtetin norvegjez.











