Në këto kohëra të trazuara për bankat, ekspertët po hedhin ide se ku duhet ta ruajnë metalin më të çmuar në botë, arin. Opsionet që kanë ofruar shumë kompani për një strehë të sigurt për metalin e verdhë janë bunkerë të ndërtuar brenda në mal. Në Zvicër ka kompani të ndryshme që e ofrojnë këtë mundësi: bunkerët e blinduar në Alpe. Pas humbjeve të rënda në tregun e aksioneve, shumë investitorë e kanë humbur besimin te bankat. Çmimi i metalit të verdhë është rritur më shumë se 70 për qind gjatë tri viteve të fundit për shkak të kërkesave të larta.











