Një tren i mbushur me pasagjerë u përplas në fund të stacionit të Buenos Aires të mërkurën, duke vrarë 49 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë gjatë orëve të mëngjesit. Ky ishte aksidenti më i keq me tren në Argjentinë në dekada të tëra. Komisioneri i Policisë federale, Nestor Rodriguez, tha se viktimat përfshinin 48 të rritur dhe një fëmijë. Të paktën 550 persona u plagosën dhe punëtorët e shpëtimit kanë nxjerrë dhjetëra njerëz të bllokuar nëpër vagonë. Treni kishte ardhur shumë shpejt dhe kishte goditur një barrierë në fund të platformës, duke shkaktuar përplasjen dhe shtypjen e vagonëve pas tij. Një vagon kishte hyrë brenda një tjetri rreth gjashtë metra, tha sekretari argjentinas i Transportit, J.P. Schiavi.











