Argjentinasit: Luajmë fort me Shqipërinë

Jun 17, 2011 | 9:19

Edhe pse është vetëm ndeshje miqësore, trajneri i Argjentinës, Serxho Batista, kërkon angazhim serioz ndaj Kombëtares shqiptare. Ai synon të shohë formën e futbollistëve të tij para Kupës së Amerikës. “Ndeshjen me Shqipërinë do ta luajmë në mënyrë mjaft serioze. Do të mundohemi të luajmë me shumë lojtarë, pra t’i provojmë lojtarët para Kupës së Amerikës, të cilën synojmë ta fitojmë. E di që kam në dorë një skuadër me talente, por, ata duhen administruar ashtu siç nevojitet”, deklaroi Batista, në një konferencë për shtyp. Ndërsa sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, e konsideron të rëndësishme ndeshjen miqësore të 20 qershorit ndërmjet Argjentinës dhe Shqipërisë, para fillimit të Kupës së Amerikës, 12 ditë më pas. “Në ndeshjen me Shqipërinë, të gjithë duhet ta japim 100 përqindëshin, që të jemi të gatshëm për një trofe të rëndësishëm, për Kupën e Amerikës”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura