
Kombëtarja shqiptare është mundur dje në stadiumin “Monumental” me rezultatin 4-0. Kuqezinjtë rezistuan vetëm 6 minuta përballë yjeve të skuadrës vendëse, pasi ishte pikërisht Laveci ai që shënoi golin e parë të Argjentinës. Di Maria u lirua mirë nga e majta dhe më pas dha një top shkurt për Mesin, i cili e nxori të lirë Lavecin brenda zonës që nuk fal, duke goditur në gjysmëlartësi dhe 1-0 për Argjentinën. Thuajse gjatë gjithë pjesës së parë kuqezinjtë janë detyruar të mbrohen. Për të shënuar ishte rasti i minutës së katërt. Kuqezinjtë dalin ën kundërsulm me pasime të sakta. Bakaj nxori Kapllanin në një pozicion shënimi, por ky i fundit vonoi në goditje dhe më pas dha një top për Bulkun, i cili gjuajti nga jashtë zone dhe portieri Romero priti me vështirësi. Më pas ekipi ynë dehet nga kombinimet e shumta të vendësve, por evitohen disa gola të sigurt nga pritjet e Beqajt. Në një pjesë të mirë të ndeshjes, edhe Kapllani u detyrua të rikthehej në mbrojtje, kjo edhe për shkak të një paraqitjeje jo të mirë të Vilës dhe Allmuçës, të cilët, gjatë gjithë pjesës së parë nuk arritën të orientoheshin në fushë dhe të ishin efikase. Atëherë kur dukej se 45 minutat e para do të mbylleshin vetëm me një gol në portën shqiptare, ishte Mesi ai që dyfishoi rezultatin. Në minutën e 43-të pati një kombinim të shkëlqyer mes Banegës, Di Marias dhe Mesit. Ky i fundit nuk e pati të vështirë të shënonte, duke gjuajtur tokazi brenda zonës, Në pjesën e dytë, kuqezinjtë pësuan edhe dy gola të tjerë nga argjentinasit. Në minutën e 74-t vendësit organizojnë një kundërsulm të shpejtë, Aguero përfiton nga vendosja e gabuar e mbrojtjes kuqezi dhe i vetëm me Hidin nuk e ka të vështirë të shënojë. Në minutën e fundit të ndeshjes, ka pasime fantastike të argjentinasve, këtë herë Aguero fton Tevezin, që i lirë brenda zone shtyn topin në rrjetë.
1 here
gjuajti Shqipëria në portë gjatë gjithë ndeshjes. Ky ishte rasti i vetëm i Bulkut në minutën e 3-të të takimit, teksa vuri në provë portierin kundërshtar, Romero.
Argjentinë – Shqipëri 4-0
Golat: Laveci 5′, Mesi 43′, Aguerro 74′, Tevez 89′
Argjentina: Romero, Zaneti, Burdiso, Milito, Rojo (Zabaleta 46′), Banega, Maskerano, Bilja (Gago 46′), Laveci (Aguerro 62′), Mesi, Di Maria (Tevez 46′). Trajner: S.Batista
Shqipëria: Beqaj (Hidi 74′), Lila, Vrapi (Arapi 80′), Veliu, Vangjeli, Bulku, Allmuça (G.Lika 58′), Muzaka, Bakaj (Sallaj 68′), Vila (Hyka 46′),
Kapllani (Vajushi 67′).
Trajner: J.Kuzhe
Gjyqtarë: H.Larrionda (Uruguai)
Kartonë të verdhë: Bakaj 28′











