Arbri i BB, një vit lidhje serioze me Edën

Jun 25, 2011 | 13:13

Duket një lidhje në momentet më të mira të saj, ajo që po përjetojnë fituesi i “Big Brother 1”, Arbër Çepani, me vajzën brune nga Durrësi, Eda Cani. Paparaci ynë i ka fotografuar ndërsa shijojnë plazhin e Dhërmiut, në këto ditë të nxehta qershori vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ka kaluar pothuaj një vit kur ata u fotografuan bashkë në plazh. Hera e parë kjo që e shihnim Arbrin në shoqërinë e një femre të vetme, pasi ishim mësuar ta shihnim në grup të madh shoqëror, me të cilët organizonte fundjavat dhe pushimet. Me sa duket, dashuria speciale me vajzën nga Durrësi ishte aq e fortë sa ta bënte për vete dhe t’i linte mënjanë shoqëritë e vjetra, duke qenë gjithmonë në shoqërinë e saj. Madje, aq seriozisht e ka marrë Arbri këtë lidhje, saqë ua ka prezantuar edhe familjarëve të tij që në fillimet e njohjes së tyre. Eda ishte mikesha speciale në krah të Arbrit në ceremoninë e martesës së motrës së tij, Edlira me Gert Bogdanin, një vit më parë.

© Panorama.al

Te lidhura