Ndryshe nga vitet e tjera, kur shumica bënte tifo fanatike për një konkurrent të spektaklit “Big Brother”, këtë vit përkrahja për njërin apo për tjetrin ka qenë më e zbehtë. Megjithatë, fituesi doli. Sikundër parashikohej këto ditët e fundit, fituesi ishte Arbri, i pari kosovar që ka arritur të shkoj deri në finale. Gjatë natës së mbrëmshme, ndryshe nga këto tre muaj transmetim live, në finale secili prej pesë konkurentëve të mbetur, Ermalit,Françeskës, Liamit, Arbrit dhe Gentës, kanë rrëfyer diçka ndryshe rreth jetës së tyre. Suprizat si çdo të shtunë në mbrëmje nuk kanë munguar dhe kanë qenë krejt ndryshe nga më parë, duke i bërë të gjithë banorët të përloten. I pari që la shtëpinë e Big Brother 5 ka qenë Ermali, e ka ndjekur më pas ajo që e shoqroi më gjatë aty brenda, Françeska, pas saj Genta. Prej dy finalistëve ka triumfuar Arbri.











