Arbër Çepani feston 25-vjetorin dhe prezanton të dashurën e re

May 13, 2012 | 12:42

Ai pati fatin që të mbahet mend si fituesi i parë i “Big Brother” në Shqipëri, dhe përveç imazhit të djalit të mirë, ai është komentuar jo pak për paratë që fitoi në atë spektakël, dhe po ashtu për femrat. Ndaj në përvjetorin e tij të 25-të, që e ka festuar mes shoqërisë së tij në Tiranë, miqtë i kishin bërë surprizë një balerinë që kërceu mbi një kub, dhe një tortë të madhe ku i urojnë “Edhe 100 vite!” I komentuar për një stil jete mes seriozitetit dhe argëtimit, Arbri tashmë është një vit më i madh dhe duket se në jetën private ka gjetur stabilitet. Përveç mikeshave të njohura në “Big Brother 1”, në festën e ditëlindjes ishte e pranishme dhe e dashura e tij e re, një vajzë simpatike brune, me të cilën ai vizitoi Parisin menjëherë pas lidhjes. Fotot e udhëtimit ai i kishte postuar në profilin e tij në facebook, duke u shfaqur kështu në një lidhje zyrtare pas ndarjes nga Eda, një vajzë nga Durrësi. Me të dashurën e tij të re, ai përveçse ka kërcyer dhe është argëtuar në festë, kanë shkëmbyer shumë intimitet me njëri-tjetrin, duke e konsideruar këtë party për ditëlindjen e tij si një rast për t’u prezantuar çift mes shoqërisë së tyre.

© Panorama.al

Te lidhura