Arabia Saudite dërgon një konkurrente në Miss Universe për herë të parë, kush është modelja 27-vjeçare që pritet të bëjë histori (FOTOLAJM)

Apr 1, 2024 | 16:19
SHPËRNDAJE

Një shenjë premtuese për gratë në Lindjen e Mesme erdhi pak ditë më parë, me njoftimin se Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin Miss Universe.

Rumy Alqahtani

27-vjeçarja Rumy Alqahtani është kandidatja që do të bëjë histori, pasi është femra e zgjedhur nga Arabia Saudite për të debutuar në garën ndërkombëtare të bukurisë.

Rumy Alqahtani vjen nga Riadi dhe punon si modele dhe krijuese e përmbajtjes digjitale.

1

Pak ditë më parë, ajo u përzgjodh për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin e bukurisë, një moment i rëndësishëm për gratë në Arabinë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur ajo në Instagram duke shkruar: “Është nderi im të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe.

fdsdg

Përveç të qenit Miss Arabia Saudite, Alqahtani mban edhe shumë tituj të tjerë prestigjioz, si Miss Lindja e Mesme (Arabia Saudite), Miss Arab World Peace 2021 dhe Miss Woman (Arabia Saudite).

Dfvd

Megjithatë, Alqahtani nuk është fokusuar ekskluzivisht tek moda. Karriera e saj akademike është po aq mbresëlënëse në krahasim me shumicën e bashkatdhetarëve të saj që nuk kanë marrë një arsim të tillë.

Ajo ka një diplomë në stomatologji, flet anglisht, frëngjisht dhe arabisht dhe shërben si burim frymëzimi për shumë gra në mbarë botën.

SG

Profili i saj në Instagram numëron tashmë 1 milion ndjekës, një numër që pritet të rritet ndjeshëm pas konkursit të bukurisë.

zdzggfb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura