Apple, kompania me vlerën më të madhe në botë

Aug 11, 2011 | 12:05

Apple, ia ka kaluar kompanisë multinacionale të naftës dhe gazit, Exxon Mobil, duke u bërë kompania me vlerën më të madhe në botë.

Marka e njohur Apple, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje në bursat në Nju Jorkut kapi vlerën e 337 miliarda dollarësh, duke lënë pas kompaninë Exxon Mobil, e cila ka vlerën 331 miliardë dollarë.

Prej vitit 2005, Exxon Mobil, me seli në SHBA, radhitej e para në listën e kompanive me vlerën më të madhe.

Të ardhurat e Apple janë rritur vitet e fundit për shkak të forcimit të prodhimeve të saj iPod, iPhone dhe pajisjeve të tjera elektronike, që kërkohen në gjithë botën.

© Panorama.al

Te lidhura