Apple arrin rekord shitjesh të iPhone 5

Sep 15, 2012 | 10:34

Vetëm 1 orës pas nisjes së shitjeve online të versionit të ri, iPhone 5 kompania ka arritur rekord shitjesh. Modeli i ri pritet të dalë në dyqanet e Apple më 21 shtator.

Dyqani online, që kishte nisur shitjen me porosi të telefonëve, bëri me dije, pas një ore, se porositë e reja nuk do të mund të jenë në dispozion deri më 28 shtator, një javë pasi  smartphone zyrtarisht do jetë në dispozicion nëpër dyqane të rregullta.

Brezi i gjashtë e iPhone përmban një ekran më të madh se paraardhësit dhe është thënë se do të jetë dy herë më e shpejtë, si dhe mundëson qasje në rrjetin e avancuar LTE, aty ku ofrohet.

© Panorama.al

Te lidhura