Hipoteka, portal On line, Berisha:Transparencë

Jul 6, 2012 | 10:52

TIRANE- Nje tjeter hap te rendesishem drejt transparences dhe disiplinimit te zyrtareve e ka quajtur kreu i qeverise perurimin e portalit on line për aplikimet dhe ankesat e qytetarëve në zyrën qëndrore të Pasurive të Paluajtshme.

Berisha ka qene i pranishem mengjesin e sotem ne ceremonine e zhvilluar me kete rast ne zyrat e Hipotekes.

“Shqipëria dixhitale është Shqipëria e cila vetëm pak vite më parë ishte jashtë çdo imagjinte për shqiptarët. Është Shqipëria e shpejtësisë më të madhe,është Shqipëria e shërbimit më të qytetëruar dhe transparencës më të madhe. Taksat e qytetarëve u kthehen atyre me transparencë në fushën dixhitale”- tha Berisha.

Sipas tij, ne kete menyre po ecet kudo dhe në mbarë vendin janë 120 projekte që ecin me shpejtësi. “Por projektet e kësaj zyre meritojnë të klasifikohen si më të shkëqyera. Së pari sepse vendosën gjurmueshmërinë dhe brenda një harku kohor të shkurtër kjo zyrë ka shndëruar në realitet një nga shërbimet më të rëndësishme”- tha ai.

Berisha ka theksuar se gjurmueshmëria është forma më e shpejtë dhe transparente, më pak e kushtueshme për qytetarët dhe biznesmenët. “Ajo është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm në disiplinimin e burokratëve dhe zyrtarëve të administratës. Ky sistem mbi të gjitha u jep qytetarëve shqiptarë kohën dhe në më shumë se çdo gjë përpiqemi t’ju japin kohën. Vendosim këtë sistem që ato të shpenzojnë kohën më minimale të realizojnë qëllimin e tyre”, tha kreu i qeverise.

© Panorama.al

Te lidhura