
TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë të lirë specialistin IT pranë Kryeministrisë, Armando Kasaj, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.
Në seancën e sotme, trupi gjykues i Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës, duke caktuar për Kasajn, masen e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në përfundim të seancës, avokati mbrojtës i tij ka bërë me dije se klienti nuk ka kryer asnjë veper penale, duke shtuar se edhe vendimi i Apelit nuk është i drejtë.
“Kasaj nuk ka bërë asnjë veprim të kundërligjshëm, në të ardhmen do të sqarohet pozicioni i tij që realisht edhe me vendimin e Apelit është shkelje ligjore, pasi nuk ka asnjë dyshim që ai të ketë kryer vepër penale”- tha avokati.
Vetë Kasaj ka pranuar se nuk ka bërë asnjë fshirje, por vetem kopjim te materialit dhe gjithcka i është dorëzuar Gardës dhe Prokurorisë.
Vetem pak dite me pare, Apeli vendosi detyrim paraqitje edhe per Margarit Kume, shoferin e ish shefit te Gardes, Ndrea Prendi. Per kete te fundit, Apeli la ne fuqi te njejten mase sigurie me Gjykaten, duke e lene ne arrest shtepie.
Per te tre keta shtetas, Prokuroria kerkoi masen e sigurise “arrest me burg”.
© Panorama.al











