Apeli rrëzon akuzën, ‘arrest shtëpie’ për Prendin

Feb 22, 2012 | 13:47

Ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi dhe avokati i tij Genc Gjokutaj

TIRANE- Gjykata e Apelit ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes, duke lene ne arrest shtepie, ish kreun e Gardes, Ndrea Prendi, akuzuar per vrasje ne 21 janar.

Me kete vendim, rrezohet edhe nje here tjeter Prokuroria e cila kishte kerkuar rivleresimin e mases se sigurise, nga arrest shtepie ne arrest me burg.

Prokuroria e bëri këtë kërkesë në Shkallën e parë, por pas rrëzimit të saj, organi i akuzës e ka paraqitur çështjen në Gjykatën e Apelit.

Ne fillim te shkurtit Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Ndrea Prendin, ish-kreun e Gardës, të akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt në demonstratën e 21 janarit 2011 pranë Kryeministrisë.

Në një seancë, ku vetë Prendi nuk ishte i pranishëm, një trupë gjykuese e Apelit refuzoi kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e kësaj mase në “arrest me burg”. Në pretendimet e tij para gjykatës, prokurori Nezir Gjoka u shpreh se referuar përgjigjeve të ekspertimit balistik të kryer nga FBI-ja, rezultonte se arma nga e cila është vrarë demonstruesi Faik Myrtaj më 21 janar 2011, zotërohej nga Ndrea Prendi.

Sipas prokurorit, masa e sigurisë dhënë nga Shkalla e Parë për të dyshuarin Prendi, nuk ishte në përputhje me rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën ai akuzohet. Prokurori nuk paraqiti prova të reja para gjykatës, por siguroi se, nëse gjykata i kërkonte me ngulm, mund t’i servirte.

Sipas prokurorit, provat e reja do të paraqiten në një kërkesë, që do të bëhet për zëvendësimin e masës së sigurimit të Prendit. Në përfundim, ai kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin Prendi. Nga ana e tij, avokati mbrojtës i Prendit kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndaj klientit të tij. Sipas avokatit Genci Gjokutaj, klienti i tij më 21 janar 2011 ka zbatuar ligjin në funksion të detyrës së tij.

 

Prendi në Apel, Sollaku përjashtohet nga çështja

Zegjine Sollaku,  bashkeshortja e ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku nuk do te jete pjese e trupit gjykues ne ceshtjen e rivleresimit te mases se sigurise ndaj ish kreut te Gardes, Ndrea Prendi.

Vendimi eshte marre pas kerkeses se avokatit mbrojtes se Prendit, i cili deklaroi se ajo kishte papajtueshmeri ligjore.

Sipas tij, kur te dy, klienti i tij dhe ish kryeprokurori kane qene ne detyre kane pasur nje perplasje per shkak te nderrimit te truprojave dhe kjo ka qene e komentuar gjere ne media.

 

© Panorama.al

Te lidhura