Apeli nuk zbardh vendimin e arsyetuar për dënimin e Salianjit, Gjekmarkaj: Po i mohohet rekursi në Gjykatën e Lartë duke i vonuar rrugën drejt pafajësisë

Nov 12, 2024 | 13:40
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se Gjykata e Apelit, ka shkelur haptaz të drejtat e Ervin Salianjit, duke mos zbardhur vendimin e arsyetuar për dënimin e ish-deputetit me një vit burg për kallëzim të rremë për çështjen Babale.

gjekmarkaj salianji

Gjekmarkaj thotë se Salianjit po i mohohet rekursi në Gjykatën e Lartë, duke i vonuar rrugën drejt pafajësisë.

“Mberritem në diten kur ligji, kodi, afati është Qeveria dhe shefi i saj . Dhe kuptohet që per kundershtarin politik, nuk ka asnjë garanci kushtetuese, nuk ka barazi para ligjit. Ka burg, pa akuzë, ka denim me vendim të fshehte, të pazbardhur”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i Gjekmarkajt:

Kodi i Procedurës Penale është një ligj i rendesishëm i Republikës, dhe është në fuqi. Ky kod, percakton se vendimi i një gjykate duhet të zbardhet brenda 30 ditësh. Vendimi i Apelit ndaj Ervin Salianjit, nuk është zbardhur edhe pse kanë kaluar pothuaj 50 ditë, nga momenti i shpalljes, duke i shkelur atij haptazi të drejtat, duke i mohuar rekursin në Gjykatën e Lartë, duke i vonuar rrugen drejt pafajësisë.

Në rastin e Salianjit, nuk është në fuqi Kodi i Procedurës Penale pra, por Kodi i Fatmir Xhafes!

Po ashtu Edi Rama e di para se tē shpallet vendimi, e di çfarë thuhet, dhe e di ai se kur duhet zbardhur. I denuari, dhe publiku nuk kanë pse ta dinë.

Mberritem në diten kur ligji, kodi, afati është Qeveria dhe shefi i saj .

Dhe kuptohet që per kundershtarin politik, nuk ka asnjë garanci kushtetuese, nuk ka barazi para ligjit. Ka burg, pa akuzë, ka denim me vendim të fshehte, të pazbardhur.

 

Agron Gjekmarkaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura