Apeli i GJKKO nuk ndryshoi masën për Berishën, deputetja Koti për ‘Panorama TV’: SPAK me dy standarde, kjo nuk është drejtësi

Nov 21, 2023 | 16:05
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate Serina Koti ka komentuar për ‘Panorama TV’ vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme, e cila nuk ndryshoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa për Jamarbër Malltezin vendoi la lirojë nga qelia duke e lënë në ‘arrest shtëpiak’.

Sipas Kotit, SPAK është me dy standarde pasi ndryshe sillet me opozitën dhe ndryshe me mazhorancën, teksa mori shembull masën e caktuar ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj për aferën e sterilizimit.

“Ajo që me vjen keq është se SPK  ndryshe sillet me opozitën ndryshe me mazhorancën. Rast kemi Ilir Beqajn, që është lënë i lirë, ndërkohë për opozitën kërkohen masa më të ashpra. Këto masa mund të merreshin nëse do të kishte veprim të formës së prerë dhe nëse ka abuzuar, por thjesht me hamendësime, kjo nuk është drejtësi. Jo me dy standarde”, tha deputetja.

Ajo komentoi dhe projektbuxhetin, për të cilin tha se shpreson që presidenti Bajram Begaj të mos e miratojë.

“Për fat të keq ka qenë një muaj me debate dhe kritika, pasi kemi zgjedhur të ishin në sallë, dhe kur PS na pa, vendosi ta thirr mbledhjen online. Nuk është korrekte dhe është kundër rregullores. Nuk u është dhënë mundësia deputetëve të opozitës për t’u shprehur.

Ne kemi marrë vendim të mos bojkotonim komisionet dhe seancat. Buxheti ka kaluar në parim për 20 minuta apo në Kuvend për 5 minuta. Shpresoj që presidenti mos ta miratojë një projektligj, të kaluar kaq shpejt dhe pa debat.

Roli i opozitës është të bëjë oponencën e asaj që sjell qeveria dhe i paraqet në komisione. Por duke parë situatën që na hoqën fjalën, ndoshta ishte një lëvizje jo shumë e mirë për qasjen e aksionit tonë. Disa kolegë kanë propozuar amendime, që janë rrëzuar”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura