Apeli hap procesin për “Gërdecin”

Jul 18, 2012 | 13:30
Nga procesi gjyqësor për Gërdecin

Gati katër muaj pas shpalljes së vendimit përfDosja me 29 të pandehur të akuzuar për shpërthimin e 15 marsit 2008, ku u vranë 26 persona dhe u plagosëm mbi 300 të tjerë, është depozituar pranë kësaj gjykate disa ditë më parë.
Pas mbërritjes ajo i është nënshtruar shortit ku është përzgjedhur edhe trupa gjykuese që do ta shqyrtojë atë. Mësohet se treshja gjykuese do të ketë për relator gjyqtarin Genti Shala, ndërsa anëtarë, gjyqtarët Metush Saraçi dhe Lefter Jahaj. Sipas gjasave, gjithçka është gati për të nisur shqyrtimin e dosjes, por nuk konfirmohet nëse seanca e parë do të caktohet ditët në vijim, apo në shtator, pas lejes vjetore të gjyqtarëve. Pas shpalljes së vendimit në Shkallën e Parë më 12 mars 2012, të gjithë të pandehurit e deklaruar të fajshëm depozituan, brenda afatit ligjor, ankim në Gjykatën e Apelit. Po ashtu veproi edhe organi i akuzës. Por, dosja e plotë “Gërdeci” mbërriti disa muaj më vonë si rrjedhojë e kohës së gjatë që iu nevojit Shkallës së Parë në zbardhjen e arsyetimit të vendimit. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, numrit të madh të të pandehurve dhe volumit të stërmadh të dosjes, Gjykatës së Tiranës iu nevojitën tre muaj kohë për zbardhjen e vendimit. Vendimi i arsyetuar, që mbante firmën e gjyqtarit Ridvan Hado dhe dy kolegeve të tij Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari, ishte një material prej 515 faqesh në total.
SHKALLA E PARE
Në vendimin e shpallur më 12 mars 2012 në Gjykatën e Tiranës, u dhanë 9 pafajësi, 97 vjet burg në total dhe gati 40 milionë lekë gjobë për të pandehurit e dosjes. Njëkohësisht u vendosën dënime plotësuese për një pjesë të të pandehurve me heqje të së drejtës për të ushtruar detyra apo funksione shtetërore në harqe kohore nga 1 deri në 5 vjet. Vendimi shpëtoi nga “burgimi përjetë” të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi, dënim që u kërkua nga Prokuroria për ta. Në vendimin përfundimtar, Shkalla e Parë rikualifikoi akuzën e “vrasjes” në “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Për këtë shkak ata morën dënime më të lehta. Ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, 18 vjet burg; biznesmeni Mihal Delijorgji 10 vjet burg; ish-drejtori i fabrikës së Gërdecit 18 vjet burg; ish-specialisti i MEICO-s në Gërdec, Sokol Ngjeci, 10 vjet burg. Në lidhje me rikualifikimin e akuzës “vrasje”, Gjykata e Tiranës arsyetonte: “Gjykata krijoi bindjen e plotë se tërësia e veprimeve të kryera në këtë proces demontimi dhe çmilitarizimi nuk ka pasur si qëllim dhe synim shkaktimin e vdekjes së personave që humbën jetën në këtë tragjedi”.undimtar në Gjykatën e Tiranës, dosja “Gërdeci” mbërrin në Apel.

ARMAND BAJRAMI

© Panorama.al

Te lidhura