
Avokati: S‘ka asnjë provë të re nga akuza, kapela është e dyshimtë.
Prokuroria: Qëlloi 5 herë me thikë Fatbardha Tafën për varësen.
Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën e arrestit “burg pa afat” ndaj Aldo Hoxhës, 20-vjeçarit të akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së Fatbardha Tafës, më 7 gusht në Tiranë. Në një seancë ku debati ka qenë i ashpër mes avokatit dhe Prokurorisë, trupi gjykues vendosi të linte në fuqi masën e vendosur nga Gjykata e Faktit e Tiranës në mesin e muajit gusht. Në qëndrimin e Prokurorisë dje në seancë nuk kishte surpriza. Prova kryesore e paraqitur në gjyq ishte kapela e dorëzuar në Polici pas ngjarjes nga bashkëshorti i Lumturi Gjanës, motrës së Fatbardha Tafës. Përfaqësuesi i Prokurorisë tha se atë ditë, rreth orës 16:50, Fatbardha Tafa me fëmijët dhe e motra, Lumturi Gjana me fëmijët, po dilnin te lulishtet në ish-Fushën e Aviacionit në kryeqytet. Në rrugën dytësore pranë portës së një banese private, ato janë përballur me një motor, i cili ndaloi dhe prej tij zbriti një i ri me kapele në kokë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











