TIRANE- Gjykata e Apelit ka vendosu sot ndryshimin e mases se sigurise ndaj Margarit Kumes, shoferit te ish kreut te Gardes, Ndrea Prendi.
Gjykata e Tiranes kishte caktuar per Kumen masen e sigurise “arrest shtepie”, nderkohe qe prokuroria kishte kerkuar arrest ne burg.
Apeli pasi ka marre ne shqyrtim ankesen ka vendosur masen e sigurise “detyrim paraqitje”.
Avokati mbrojtes i Kumes deklaroi se ai nuk ka kryer asnje veper penale ndaj masa ka qene e padrejte.
“Ai nuk ka kryer vepër penale, do hetohet, po nuk ka kryer ndonjë krim. Gjykata vendosi të ndryshoje vendimin e gjykatës së rrethit me detyrim paraqitjeje”- tha mbrojtja.
© Panorama.al











